Futboll Seria A

Napoli merr Verdin, heq dorë nga Deulofeu

Simone Verdi tashmë mund të quhet lojtar i Napolit. Sulmuesi i Bolognës që shpërtheu këtë sezon me paraqitjet e tij, është i përzgjedhuri i Maurizio Sarrit për të përforcuar sulmin, ndërsa palët arritën akordin për transferimin e 25-vjeçarit për 20 milionë, euro duke përfshirë edhe bonuset.

Javën e ardhshme pritet firma e Verdit me Napolin ndërsa Sarri do të ketë lojtarin që dëshironte për repartin e avancuar dhe tashmë bie hipoteza për afrimin e Deulofeut nga Barcelona.

Kjo lëvizje mund të jetë pritur mirë nga Interi, që rivalizonte pikërisht me napolitanët për sulmuesin e Barçës dhe tani e ka rrugën e lirë për ta sjellë sërish në Milano.

Related posts

ZYRTARE/ Lejohen tifozët në stadiume, qeveria nuk lejon më shumë se 5 mijë veta

Delo.autor

“MIRË SE ERDHE TE INTERI”/ Dibala dhe sulmuesi zikaltër në shoqërinë e…

F.autor

“PRES MË SHUMË NGA GRIEZMANN”/ Trajneri Simeone: Ka vetëm një mënyrë për t’u përmirësuar

Delo.autor

Leave a Comment