Futboll Sport

Pekerman largohet nga Kolumbia, mbrapa qëndron Argjentina e cila ndodhet në KAOS

Jose Pekerman nuk është më trajneri i Kolumbisë. Argjentinasi është larguar përfundimisht nga stoli i Los Cafeteros. Lajmi është publikuar nga Federata Kolumbiane e Futbollit dhe në këtë vendim të papritur të Pekerman për t’i thënë lamtumirë Kolumbisë mendohet se mund të jetë Argjentina.

Mediat flasin për një rikthim të 69-vjeçarit në stolin e përfaqësueses albiceleste të cilën Pekerman e ka drejtuar në periudhën 2004-2006. Pekerman largohet nga stoli i Kolumbisë pas 6 vitesh.

Ai i kualifikoi Los Cafeteros në dy Kupa Bote, madje në 2014-ën në Brazil e çoi skuadrën deri në çerekfinale që është edhe arritja më e madhe e Kolumbisë në një Botëror. Në Rusi 2018, Kolumbia kaloi grupin por më pas u eliminua nga Anglia në raundin e 1/8-ave pas goditjes së penalltive.

Related posts

SPALLETTI PRANË LARGIMIT/ “Tërbohen” tifozët ZIKALTËR, duan CONTEN në pankinë

Isa.Autor

THELLOHET KRIZA TEK MONACO/ Mposhtet nga Lyoni në transfertë

Isa.Autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ Sarri kërkon fitoren për t’u shkëputur nga ndjekësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment