Boks Sport

Gjetan Keta ndeshet për titull Botëror me boshnjakun, ja statistikat e të dyve

Boksieri Gjetan Keta këtë fundjavë do të ndeshet me boshnjakun Sladan Janjanin për titullin e Botës në versionin WBU. Këtë titull dikur e kanë mbajtur boksierë të njohur si Xhorxh Foreman apo edhe Roi Xhons.

Gjeta Keta numëron në karrierën e tij 26 ndeshje. Ai ka koleksionuar 22 fitore, 18 prej të cilave me nokaud dhe 4 humbje. Ndërkohë nga ana tjetër, kundërshtari i tij nga Bosnja numëron 28 ndeshje, prej të cilave 25 fitore, ku 19 janë me nokaud dhe 3 humbje.

Dueli do të zhvillohet në 8 shtator në Dibrën e Madhe të Maqedonisë. Keta i ka zhvilluar përgatitjet e fundit në vendlindjen e tij, Bulqizë.

Related posts

“NA MUNDI REAL MADRIDI MË I KEQ?” Kapiteni Ramos i kthehet keq Pique

Delo.autor

Valencia e mbyll sezonin me fitore ndaj Deportivos të rënë në Secunda Divizion (VIDEO)

Sadik.Autor

TEUTA-VENTSPILS/ Tjetër mundësi shënimi nga Nikaç, durrsakët “flirtojnë” me golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment