Futboll Sport

Challandes OPTIMIST/ KOSOVA ka TALENTE, jemi të etur për objektiva të mëdha

Kosova është gati për rrugëtimin e saj në Nations League. Këtë e kanë përsëritur trajneri Bernard Challandes dhe kapiteni Samir Ujkani këtë të enjte në Baku, në konfernecën për mediat për ndeshjen me Azerbajxhanin, që konsiderohet shumë e rëndësishme për ecurinë e Kosovës në këtë kompeticion, pikërisht në Grupin 3 të Ligës D. Challandes e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por ishte i bindur se skuadra e tij do të kthehet me rezultat pozitiv nga “Vendi i Zjarrit”.

Përballemi me skuadrën më të fortë në grup, por nëse kundërshtarët tanë kanë ambicie për t’u kualifikuar, pse të mos kemi edhe ne. Jemi skuadër e re, por me lojtarë të mirë. Përmes lojës sonë do të përpiqemi të marrim rezultat pozitiv. Kosova është një vend i veçantë, ka shumë lojtarë cilësorë. Në ndeshjet e fundit e kemi përmirësuar shumë lojën tonë. Kam besim se do të marrim rezultat të mirë.

I pyetur për mungesat e Besar Halimit dhe Valon Berishës në mesfushë, 67-vjeçari u shpreh optimist se lojtarët që do t’i zëvendësojnë do ta bëjnë më së miri punën e tyre.

Mungesat e Besar Halimit dhe Valon Berishës ndikojnë, por ne kemi lojtarë të tjerë kreativë që do të na ndihmojnë. I njohim edhe cilësitë e kundërshtarit, por ne kemi besim se do të marrim rezultat të favorshëm.

Tepër të vështirë e cilësoi këtë takim edhe kapiteni Samir Ujkani, që sikurse trajneri Challandes beson se Kosova mund ta nisë mbarë “Nations League”.

Related posts

EFEKTI RONALDO/ REALI ka një PROBLEM të madh, që kërkon zgjidhje “tani ose kurrë”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Zbulohen detajet e prezantimit të Ronaldos tek Juventusi

Isa.Autor

KRITIKAT E SHUMTA NDAJ ANGLISË/ Kejn: T’i injorojmë zhurmat! Pas fitores 6-2 thanë që do të fitojmë Botërorin

F.autor

Leave a Comment