Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për sulme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael: Antiterrori shoqëron 200 persona

Ndeshja Shqipëri-Izrael që do të luhet sot në Elbasan ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Mësohet nga autoritet e policisë se 200 persona në gjithë vendin janë shoqëruar nga Antiterrori për verifikim.

Mësohet se personat e shoqëruar janë me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa janë të dyshimtë për rrezik shoqëror.

Siç u bë e ditur edhe dje, rreth 670 forca policie do të jenë në dispozicion të ndeshjes Shqipëri-Izrael që nis sot në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Në këto shërbime janë përfshirë policia vendore, Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Reparti Special “RENEA”, Reparti Special “DELTA”, njësia antieksploziv, Policia Rrugore, Policia Kriminale, Policia Kufitare për kontrollin e shtetasve, që mund të vijnë nga jashtë shtetit, njësi të tjera të specializuara.

Related posts

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim me Maqedoninë

Sadik.Autor

Bessa: Rikthimi te Interi? Për momentin mendoj për Veronën

Q.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Chiellini vlerëson rivalin: Është e ardhmja e Italisë…

Delo.autor

Leave a Comment