Futboll Seria A Sport

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ Argjentinasi i gatshëm të transferohet tek INTERI

Maximiliano Meza nuk ka qenë asnjëherë në bisedime me Interi, ka thënë agjenti i tij, por sulmuesi mund ta konsiderojë një mundësi të tillë për t’u transferuar në Milano. 26-vjeçari është me kontratë me klubin e Independientes deri në qershor të vitit 2021 dhe sapo e ka zgjatur atë gjashtë javë më parë.

“Interi nuk ka kërkuar asnjëherë për Mezan”, ka thënë agjenti Sergio. “Për të ardhmen nuk i dihet, ne mund ta diskutojmë këtë, pasi që Interi është një klub i madh dhe kjo i pëlqen klientit tim”.

“Ne kemi pranuar disa oferta për të gjatë kësaj vere, por asnjëra nuk shkoi deri në fund. Jam i sigurt që do të ketë të tjera deri në fund të këtij viti”.

Related posts

“DO TË JETË SKËNDERBE I BUKUR”/ Joan Çela: I rivalizojmë të gjithë, vrapojmë shumë

Delo.autor

E PAPRITUR/ Agjenti i HYSAJT: Kemi kontaktuar me NAPOLIN, ja çfarë kemi vendosur

Isa.Autor

KLUBI PARISIEN NË VËSHTIRËSI/ Ja shuma e parave që i duhet PSG-së për…

Delo.autor

Leave a Comment