Futboll Sport

MANÇINI “ELIMINON” BALOTELI-INSIGNE/ Krijon “BBC”-në e re për Portugalinë

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka vendosur të ndryshojë ekipin pas barazimit zhgënjyes të marrë në ndeshjen e parë të Nations League kundër Polonisë.

Sipas shtypit italian, Lornezo Insigne dhe Mario Balotelli do të jenë dy lojtarët që do të mbeten jashtë formacionit titullar për ndeshjen e dytë të kompeticionit të UEFA, që katër herë kampionët e Botës do të luajnë të hënën kundër Portugalisë.

Ish-trajneri i Zenit-it po mendon të krijojë një “BBC” të re, me Andrea Belotti-n në qendër të sulmit, i mbështetur nga krahët nga Chiesa, një nga më të mirë kundër Polonisë, dhe njërin mes Berardi-t dhe Bernardeschi-t.

Pritet të jenë titullarë edhe Criscito me Benassi-n.

Related posts

PSG-së i kthehen katër lojtarë, gati për Realin

Q.Autor

SFIDA NDAJ SAN MARIONS/ Mbrojtësi Hysaj: Shqipëria i ka të gjitha shanset të kualifikohet për në Botëror

Delo.autor

“NUK KAM NDALUAR ASNJËHERË SË ËNDËRRUARI”/ Sulmuesi Uzuni: Ja çfarë më tha trajneri Solskjaer kur isha tek Laçi

Delo.autor

Leave a Comment