Futboll Sport

Mediet e huaja i japin jehonë rikthimit të PANUCCIT në Skoci, dikur i shtangte me ITALINË (VIDEO)

Sfida e sotme midis Shqipërisë dhe Italisë është një përballje e zjarrtë midis dy ekipeve që njihen për lojën me karakter luftarak dhe të vendosur. Por Skocia nuk është një terren i panjohur për teknikun e përfaqësueses sonë Christian Panucci.

Plot 11 vite më parë, në kohën kur luante me fanelën e Italisë, Panucci dhe shokët e tij kaluan një nga netët më të vështira të karrierës, por mbrojtësi i Romës në atë kohë e ktheu dramën në fitore.

Në “Hampden Park” aty ku luajnë sot kuqezinjtë, Panucci shënoi golin jetik që e shpëtoi Italinë nga moskualifikimi i turpshëm në kampionatin europian të vitit 2008. Në 91′ italiani kërceu mbi mbrojtësit skocezë dhe shënoi saktë me kokë duke i çuar automatikisht kampionët e botës të 2006 drejt Zvicrës dhe Austrisë ku u organizua EURO 2008.

Dje në konferencën për shtyp, kur gazetarët i kujtuan këtë moment, Panucci deklaroi se mbetet një nga një nga çastet më emocionuese të karrierës së tij. Ai do të kërkojë të përsërisë historinë, por këtë herë nën kostumin e trajnerit.

Related posts

Punime intensive për “shtëpinë” e re të kuqezinjve, “Arena Kombëtare” merr formë (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi, Mbyllet pjesa e parë. Rexhinaldo për “miqtë” shënon golin në limite

Delo.autor

FESTIVAL GOLASH/ Barcelona shënon 2 gola pë 3 minuta, Huscas dorzohet pa kushte

Isa.Autor

Leave a Comment