Futboll La Liga Sport

Luis Enrique: Modric meriton shumë çmime, por më i miri në botë është…

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ishte të hënën përballë mediave në konferencën për shtyp të dhënë në vigjilje të përballjes së dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të vërë Spanjën përballë Kroacisë në ndeshjen e të martës. “Më pëlqen optimizmi që është gjeneruar këtë moment. Gjëja më e mirë që mund të të ndodhë është që të lumturosh tifozët. Por profesionistët duhet të izolojnë veten nga euforia dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë. Jemi dedikuar përgatitjeve të kësaj ndeshje”, deklaroi Luis Enrique.

“Nëse do të flisja për Kroacinë, atëherë do të flisja për Modric dhe Rakitic. Njëri prej të dyve duhet të fitonte çdo çmim. Por nëse flasim për trofeun e më të mirit në botë, unë do t’ja jepja atë Messit. Është një hap përpara të gjithë futbollistëve. Është tjetër gjë nëse flasim për tituj. Ky është opinioni im”, u shpreh ish-tekniku i Spanjës në lidhje me debatin mbi trofeun e futbollistit më të mirë në botë që do të akordohet nga FIFA në fund të këtij muaji.

Related posts

SPANJA DOMINON EDHE NDARJEN E ÇMIMIT TË BOTËRORIT/ Rodri fiton “Topin e Artë”, Messi mbetet pa asnjë trofe individual

F.autor

U SHPALL KAMPION BOTË PËR “IBF”/ Ja kujt ja dedikon titullin historik Florian Marku…

Delo.autor

Dikur luante tek United, sot Evra pranon t’i bashkohet gjigandit turk

Q.Autor

Leave a Comment