Futboll Sport

LIVE/ Kosova në kërkim të fitores historike, Italia për kthesën ndaj Portugalisë

Do të luhen sot 8 takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku padyshim vëmendja është te sfida e Ligës A mes Portugalisë dhe Italisë. Skuadra luzitane do të bëjë debutimin në këtë kompeticion të ri, ndërkohë që Italia është në kërkim të fitores, pas barazimit në shtëpi ndaj Polonisë. Sfidë interesantë dhe ajo e Ligës B mes Suedisë dhe Turqisë. Skuadra e trajnerit Luçesku u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Rusia, ndërkohë që për Suedinë kjo do të jetë përballja e parë.

Për sa i përket Ligës C dhe D, këto 2 Liga, rezervojnë nga 3 takime. Shqipëria e Panuçi beson te surpriza në transfertë ndaj Skocisë, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi e kanë të “ndaluar” të humbasin në shtëpi.

bandicam 2018-09-10 20-55-42-990

Pas barazimit me Azerbajxhanin në transfertë, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Për takimin në Prishtinë ndaj Ishujve Faroe, trajneri Shaland ka vendosur të hedhë nga minuta e parë Rashicën, Avdiaj, e Zenelin, në mbështetje të Nuhiut. Një sulm vërtetë cilësor ky për “dardanët”, që do kërkojnë vetëm fitoren ndeshjen e sotme.

LIGA E KOMBEVE

Liga A

LIVE | Portugali-Itali 0-0

Liga B

LIVE | Suedi-Turqi 0-0

Liga C

LIVE | Mali i Zi-Lituania 0-0

LIVE | Serbi-Rumani 0-0

LIVE | Skoci-Shqipëri 0-0

Liga D

LIVE | Andora-Kazakistan 0-0

LIVE | Matla-Azerbajxhan 1-0

LIVE | Kosova-Ishujt Faroe 0-0

Related posts

NË TELASHE TALENTI I DORTMUND/ 16-vjeçari “kyç” në shtëpi të dashurën dhe shkon në stërvitje

Delo.autor

Publikohet kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”

Sadik.Autor

LËSHON DEKLARATËN/ Presidenti i Bayern Munich: Futbolli po vuan pa tifozë, Covid-19 i ka tronditur klubet

Delo.autor

Leave a Comment