Futboll Sport

“DITËLINDJE ME POLICI”/ Sulmuesi i Barcelonë sherr për faturën

Sulmuesi i Barcelona-s Munir El Haddadi është detyruar të përballet me policinë, për shkak se refuzoi të paguante faturën prej 16.000 eurosh në përfundim të festës për ditëlindjen e tij, zhvilluar në Madrid fundjavën e shkuar.

Sipas El Mundo, sulmuesi 23-vjeçar pretendonte se kishte shpenzuar vetëm gjysmën e shifrës që i kërkohej, për rreth 30 të ftuarit në festë, ndaj nisi një grindje që çoi te thirrja e policisë. Në fund gjithçka u mbyll me futbollistin që pagoi 1.000 euro më pak.

Festa u zhvilluar në klubin e natës Tiffany në Bulevardin Doctor Arce dhe sipas Munir stafi i lokalit kishte fryrë faturën duke nxjerrë shumë ushqime e pije që futbollisti nuk i kishte kërkuar. Megjithatë, Munir vendosi të paguajë, për të mos rrezikuar denoncimin dhe problemet pasuese.

Munir ka lindur afër Madridit, por është transferuar në akademinë e Barcelonës në vitin 2011, duke debutuar 3 vite më vonë. U konsiderua talent i madh, u grumbullua edhe nga Spanja, por rritja e tij u ndal për shkak të mungesës së hapësirës dhe pasuan huazime dhe Valencia dhe Alaves. Sezonin e fundit Munir shkëlqeu, me 10 gola në 33 ndeshje kampionati, ndërsa tani është kthyer te Barcelona.

Related posts

FESTA SPECIALE PËR TITULLIN KAMPION/ Autobusi i Partizanit mbërrin në shesh, shikoni pritjen të tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i ri Partizanit në tribunë, menaxheri i tij zbulon detaje

Sadik.Autor

Migjen Basha i pafat/ Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Sadik.Autor

Leave a Comment