Futboll Sport

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ibrahimovic hodhi GATTUSON në KOSHIN E PLEHRAVE

Janë disa lojtarë që, kudo që luajnë, lënë shenjën e tyre. Ka disa mënyra për ta bërë këtë gjë, nga paraqitjet në fushë, duke sjellë trofe, por edhe nëpërmjet sjelljes në dhomat e zhveshjes. Secili është i ndryshëm, por Zlatan Ibrahimovic është me të vërtetë unik. Aktualisht te Los Angeles Galaxy, ai nuk është vetëm një kampion në fushë, por edhe lideri karizmatik në dhomat e zhveshjes, lojtari kryesor i ekipit … edhe pse nganjëherë është “shumë arrogant dhe i çuditshëm.

Nuk është rastësi që ai gjithmonë ka qenë në gjendje të imponojë vullnetin e tij trajnerëve dhe shokëve më me përvojë. Gjatë eksperiencës me Milan-in, për shembull, ka pasur disa përleshje me Massimiliano Allegri-n dhe një herë është bërë protagonist i një episodi edhe me trajnerin aktual të Milan-it, Gennaro Gattuso.

Në një intervistë për Voetbal International, holandezi Urby Emanuelson, ish-lojtari i Milan, ka zbuluar një anekdotë interesante midis suedezit dhe ish-mesfushorit të kuqezinjve: “Ibra ishte arrogant, por kjo është pjesë e karakterit të tij. Në karrierën time kurrë nuk kam pasur në ekip një lojtar me një personalitet të tillë. Më kujtohet shumë mirë një episod kur mori Gattuso-n dhe, pavarësisht nga fuqia e tij fizike, ai arriti ta hidhte në koshin e plehrave. Diçka të tillë kundër Gatuzos vetëm Zlatan mund të guxonte ta bënte’’

Related posts

VIDEO/ Gol identik si xhaxhai i tij para 80 viteve, 18-vjeçari ruan traditën e familjes

Q.Autor

Tirana-Teuta nisin betejën për titull, nesër finalja e parë

Sadik.Autor

“VUAJTËM, POR TREGUAM…”/ Spaleti nuk kursen elozhet për Rrahmanin: Një gjigant…

Delo.autor

Leave a Comment