Futboll Premier League Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Lajme të këqija për Man United, mbrojtësi dëmtohet përsëri

Marcos Rojo ka pësuar një tjetër dëmtim gjatë rikthimit të tij në fushë me U-23 të Manchester United ditën e premte.Mbrojtësi argjentinas Rojo herën e fundit ka luajtur në Botëror, në humbjen 4-3 me Francën.

Trajneri Jose Mourinho i ka thënë gazetarëve se shpreson ta ketë gati për ndeshjet e radhës por ai ka dalë i dëmtuar në minutën e 54-t gjatë barazimit 1-1 me Reading.

Trajneri i U-23 Ricky Sbragia më pas është shprehur për MUTV se Rojo do të jetë “OK” pasi kaloi disa minuta me stafin mjekësor.

Ndërsa një tjetër mbrojtës i dëmtuar që pritet të rikthehet në ekipin e parë, Diego Dalot, ka luajtur 90 minuta me rezervat e United.

 

Related posts

20 VITE MË PARË/ Ja momenti kur “Fenomeni” vizitoi Gjakovën e djegur dhe të masakruar (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Jo vetëm Calhanoglu tek Interi, ja top-goditjet e tjera falas të Marotta-s…

Delo.autor

“GABOI RËNDË ME FJALËT, E SHIKOJ GJITHMONË FOTON E TIJ”/ Spanjollët kundër Van der Vart: Do ta diskretitojmë…

Delo.autor

Leave a Comment