Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Juventus-Sassuolo mund të vendoset nga një penallti ose një autogol

Sassuolo i pamposhtur do të shkojë në Torino me synimin për t’u hakmarrë për humbjen 7-0 të pësuar herën e fundit që kanë luajtur në “Allianz Stadium” kundër Juventus. Ndërkohë, me tri fitore të marra në tri ndeshjet e para, Juventus e ka nisur sezonin në mënyrën që prisnin të gjithë.

Megjithatë, fitoret e ngushta të marra në fushën e Chievo-s (2-3) dhe Parma-s (1-2) tregojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë për bardhezinjtë. Kampionët në fuqi të Italisë janë në rrufën e duhur për të barazuar ecurinë e bërë në fillimin e sezonit të kaluar, kur ata kanë marrë gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit.

Pjesa më e madhe e suksesit të bardhezinjve bazohet tek ecuria e tyre e mirë në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi, me ekipin e Allegri-t që ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A para publikut vendas (9 fitore, 1 humbje). Pavarësisht nga kjo, ky do të ishte momenti më i mirë për Sassuolo-n për të befasuar Juventus.

Në fakt, miqtë janë aktualisht të pamposhtur (2 fitore, 1 barazim) dhe kanë shënuar shumë gola në këtë fillim të kampionatit. Ata do të paraqiten në këtë takim pas fitore 5-3 të marrë në shtëpi kundër Genoa-s.

Gjithashtu, pas humbje tronditëse 7-0 të pësuar sezonin e kaluar kundër bardhezinjve, Sassuolo është përmirësuar ndjeshëm në takimet e kampionatit që ka luajtur në transfertë, duke humbur vetëm dy herë që nga ai takim (3 fitore, 3 barazime, 2 humbje).

Statistikat
– Juventus ka dominuar përballjet e fundit të drejtpërdrejta, duke fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit (8 fitore, 1 barazim, 1 humbje).

– Juventus ka qenë në avantazh pas pjesës së parë në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit që ka luajtur kundër Sassuolo-s.

– Sassuolo ka shënuar 1 gol në 63% të ndeshjeve të kampionatit që ka luajtur në transfertë sezonin e kaluar.

– Ka patur një penallti ose një autogol në pesë ndeshjet e fundit zyrtare të Sassuolos.

Related posts

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ SASSUOLOS/ Dimarco ndikim pozitiv tek Inter, Costacurta zbulon sekretin e tij

Delo.autor

SKANDAL/ Futbollisti i Serie A i thyen nofullat ish të dashurës! Ajo e padit në Apel (VIDEO)

Delo.autor

NGARKESË NGA KONTE APO “MUSKUJ KRISTALI”/ E ardhmja e mesfushorit të Interit në… “ajër”

Delo.autor

Leave a Comment