Futboll La Liga Sport

Largimi i RONALDOS/ Marcelo: S’është i vetmi yll që i mungon Real Madrid

Duket se Real Madrid pa Cristiano Ronaldon nuk ka atë shkëlqimin që kishte një sezon më parë, e megjithatë Marcelo qëtëson tifozët duke thënë se është vetëm çështje kohe rikthimi i tyre.

Barazimi 1-1 me Athletico Bilbao ishte një rezultat zhgënjyes për madrilenët, të cilën humbën kreun e renditjes në kampionatin spanjoll dhe qëndrojnë dy pikë larg nga rivali i tyre i “përjetshëm”, Barcelona. Në përfundim të ndeshjes, i pyetur nëse Realit po i mungon CR7, Marcelo është shprehur se largimi i portugezit nuk duhet bërë shumë “tragjike”, pasi “Los Blancove” u janë larguar lojtarë të tjerë të mëdhenjë si Raul, Zidane, dhe sërish kanë qenë më të mirët.

“Mendoj se mbështetësit shpesh kujtojnë edhe Raul, Zidane … Cristiano, s’është i vetmi yll që i mungon Real Madrid “, tha braziliani.

Duke u ndalur tek ndeshja, 30-vjeçari vlerësoi se skuadra e tij bëri një lojë shumë të mirë, edhe pse nuk mundën do të merrinin një fitore.

“Barazimi është pak zhgënjyes. Ne shpresonim për një rezultat pozitiv. I dhamë të gjitha në fushë, përmirësuam në pjesën e dytë, krijuam shumë raste, por nuk shënuam dot golin e fitores. Ne kemi një ekip fantastik, luajtëm mirë edhe pse s’fituam ndeshjen”, përfundoi braziliani.

Kohët e fundit, Marcelo është vendosur në qendër të vëmendjes për një bashkim të mundshëm me Cristiano Ronaldon tek Juventusi, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Related posts

JUVENTUS APO ATLETICO MADRID PËR HYSAJN? Flet babai: Ja e vërteta, ofertë konkrete ka bërë…

Delo.autor

Galliani: Transferimi i tij ishte aksidental, por sot është legjenda e Milanit

Sadik.Autor

SHTOHET AKUZA PËR MASHTRIM/ “UEFA” ka gati dënimin ekstrem për Mançester Cityn, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment