Futboll Sport

E nisi ndeshjen nga stoli/ Mërgjyshi përgjigjet për SUKAJN: Ja pse nuk luajti titullar

Trajneri i Laçit, Mërgjyshi në një prononcim për Supersport është shprehur se skuadra luajti shumë mirë dhe në këtë mënyrë është i kënaqur me ekipin e tij. Për Sukajn më tej, tekniku është shprehur se lojtari nuk e nisi titullar, sepse akoma nuk është gati.

“Ishim më afër fitores. Ishim gjithmonë në kërkim të fitores. I kishim shanset tona. Jam i kënaqur me ndeshjen që luajtëm. Rastet i krijuam dhe më vjen mirë që skuadra e kërkoi nga fillimi deri në fund golin.

Jemi në rrugë të mirë dhe do të vazhdojmë me këtë mënyrë loje. Sukaj nuk është në gjendjen optimale për ta nisur nga minuta e parë. Xhixha luajti shumë mirë, ka cilësi të mira dhe besoj se përshtatet mirë në sulm”.

Related posts

NUK KA QETËSI/ Solarin e bezdisin pyetjet për ISCON: Tek REALI janë të gjithë të…

Isa.Autor

Gabriel Barbosa do të rikthehet në Seria A

Sadik.Autor

Borussia Dortmund ofron 15 mln € për talentin e Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment