Futboll Premier League Sport

KAOS TEK “DJAJTË”/ Lojtari i Man United bën gati valixhet, do të shkojë në…

Eric Bailly mund të largohet nga Manchester United në janar, me Arsenal dhe Tottenham mes klubeve të interesuara për të. 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë i nisi dy ndeshjet e para të sezonit kundër Leicester City dhe Brighton, por që atëherë është “injoruar” nga Jose Mourinho.

Bailly u ble nga United në vitin 2016 për 35 milionë euro, por Mourinho nuk ka pasur kurrë besim të plotë te qendërmbrojtësi, i cili “u kryqëzua” fatalisht pas humbjes 3-2 në “Amex Stadium”.

Sipas “Daily Mirror”, Bailly mund të shitet në janar në veri të Londrës.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e ka admiruar Bailly që nga koha kur luante me Villarreal. Arsenal gjithashtu kërkon të marrë një përforcim në prapavijë.

Bailly është aktivizuar vetëm pak minuta në fitoret ndaj Burnley dhe Watford, duke qenë se ka humbur pikë në konkurrencën me Chris Smalling, Victor Lindelof, Marcos Rojo dhe Phil Jones.

Related posts

PARALAJMËRON ARSENALIN/ Arteta: Kujdes, PSV ka eleminuar Juventusin

F.autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Klubi i Tiranës njofton tifozët për çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Luajti 87 minuta, por lojtari i Perusë nuk mban mend asgjë!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment