Futboll Sport

Kanë në ekip një “yll të fshehur”, ja kush është “BALOTELLI” i Kastriotit

Kastrioti po e shikon e frikë “humnerën” e Superiores. Krutanët kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi këtë sezon në kampionat dhe tekniku Elvis Plori e ka kuptuar shumë mirë tashmë se të mbijetosh në elitën e futbollit shqiptar nuk është një mission i lehtë. Edhe pse nuk ka në përbërje një grup cilësor për shkak të buxhetit të vogël, krutanët kanë në vetvete një “xhehavir” të vërtetë.

Bëhet fjalë për mesfushorin-sulmues greko-sudanez Aleksandros Abdel Rahmi që u transferua këtë sezon te Kastrioti. Ai u vlerësua nga drejtuesit si produkt cilësor I futbollit dhe besohej se nëpërmjet inkuadrimit të tij në fushë krutanët do të luanin denjësisht përballë çdo rivali.

Megjithatë ai ka dhënë shumë pak deri tani dhe arsyeja ka të bëjë me karakterin e të vështirë dhe kokëfortësinë. 25-vjeçari ka ndërtuar një karrierë me ulje-ngritje në Greqi, por gjithmonë ka krijuar konflikte me çdo ekip që është aktivizuar.

Drejtuesit e klubit krutan e kanë kuptuar se një lojtar i tillë mund të sjellë dhimbje koke nëse vë në plan të parë tekat e tij. Por nëse ai mbështetet te skuadra dhe trajneri mund të demonstrojë shumë mirë vlerat e tij.

Related posts

SUKSESI ME LAZION/ Tekniku i Milanit: Jam i kënaqur, pas derbit filloi rrugëtim i ri

F.autor

Briken Calja shpallet KAMPION Kombëtar në peshëngritje, Tirana sukses me ekipin e femrave

F.autor

PARTIZANI NISI SEZONIN ME HUMBJE/ Zbardhet kushti për Trajnerin Lerda në vazhdim

Delo.autor

Leave a Comment