Futboll Seria A Sport

Foto nga stërvitja/ RONALDO ndihet në formë pas LOTËVE në “Mestaja”

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me buzëqeshje në qendrën stërvitore të Juventusit që nga përjashtimi nga loja kundër Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u ndëshkua me karton të kuq, vetëm 29 minuta pas fillimit të ndeshjes, për shkak se ia tërhoqi flokët lojtarit të Valencias, Jeison Murillos, për shkak të një dueli mes atyre dyve.

Megjithatë, Juventusi arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0, për shkak të dy golave të shënuar nga Miralem Pjanici, njëri prej të cilëve u shënua nga pika e penalltisë. Më 27 shtator pritet të dal konfirmimi nga UEFA se sa do të dënohet Ronaldo me moslojë pas atij kartoni të kuq.

Lajmet e fundit thonë se ai me shumë mundësi do të luajë kundër Manchester Unitedit në “Old Trafford”, dhe kjo duket se e ka gëzuar yllin portugez, i cili shihet duke buzëqeshur përkrahë bashkëlojtarëve të tij në qendrën stërvitore në Torino.

Related posts

Nuk mund të ketë zgjidhje më të mirë për Bale se sa kjo

Sadik.Autor

15 MILION DOLLARË PËR TU NDESHUR SËRISH ME McGREGORIN/ Khabib “SHOKON” me vendimin e tij

Isa.Autor

LIVE/ Portugali-Holandë, starton pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment