Futboll Seria A Sport

Pas Gazidis, MILANI shumë PRANË blerjes së bujshme në klubin kuqezi

Kompletohet organika drejtuese e AC Milan. Pas Gazidis, që do të marrë vendin e administratorit të deleguar duke nisur nga data 1 dhjetor 2018, Umberto Gandini do të kthehet në klubin kuqezi.

Arsenal dhe Milan kanë zyrtarizuar faktin se pas dy muajsh drejtuesi i klubit londinez do të bëhet administratori i ri i deleguar, duke zëvendësuar Fassone, teksa kuqezinjtë kanë rikthyer një tjetër figurë.

Gandini do të prishë kontratën me AS Roma dhe do të rikthehet në klubin ku punoi për shumë vite, derisa u largua bashkë me Fabio Capello për të shkuar në kryeqytetin italian.

Gandini do të ketë detyrën e shefit të marrëdhënieve me UEFA dhe klubet e tjera.

Related posts

E PAPRITUR/ PSG arrin një marrveshje multi-milardash

F.autor

ATALANTA “POKER” NDAJ FORSINONES/ Berisha “ngroh” stolin, ndërsa Gjimshiti tituall

Isa.Autor

A JU KUJTOHET 6-0? Sheva, Comandini dhe… Milani frymëzohet nga derbi historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment