Futboll Sport

Tuchel shuan zërat/ Mos u shqetësoni, s’jam i zemëruar me askënd, dua që…

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka zgjedhur që të hedhë poshtë të gjithë zërat që flasin për një përçarje mes tij dhe futbollistit Edison Cavani.

Në ndeshjen kundër Liverpool, ku francezët u mundën me rezultatin 2-3, Cavani u zëvendësua në minutën e 80 dhe në vendin e tij hyri Draxler. Një vendim i tillë në media u komentua si një shenjë mosbesimi nga ana e trajnerit për Cavanin, por Tuchel ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Një ditë përpara ndeshjes të së dielës, gjermani është shprehur se motivi i vetëm që bëri këtë lëvizje ishte thjesht për çështje teknike, duke theksuar se 31-vjeçari është një pikë kyçe e skuadrës.

“Cavani është lojtari ynë më i mirë. Ai punon gjithë kohën për ekipin. Në ndeshjen me Liverpool nuk po luanim mirë, kishim një mbrojtje të dobët. Gjatë ndeshjes ndryshuam strukturë, por nuk ishte për shkak të tij. Nuk isha i zemëruar me të. Kam besim të plotë te Cavani sepse ai mendon sesi të ndihmojë ekipin, nuk kam asnjë problem me Edin”, u shpreh Tuchel.

Related posts

MBROJTËSI NAPOLETAN KËRKOHET NGA KLUBE “BIG”/ Napoli refuzon një mega ofertë për Koulibaly prej…

Delo.autor

PAS FITORES SË “DERBIT”/ Klopp: Shaqiri është një futbollist me aftësi të mrekullueshme, nga ana tjetër…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SEVILLAS/ Messi mungon në ndeshjen e rradhës, por Boateng bën…

Delo.autor

Leave a Comment