Futboll Sport

DEL E VËRTETA/ AKUZAT ndaj ARMIR GRIMËS/ Ja cila është NDESHJA E TRUKUAR 

Mëngjesin e sot, Armir Grima, trajneri i Kombëtares së Femrave u arrestua nga policia me akuzën e trukimit të ndeshjeve, së bashku me disa anëtarë të familjes Bajri dhe me portierin e Besëlidhjes, Fabjol Rexhepi.

Ndeshja e cila është trukuar, është ajo mes Tërbunit dhe Vllaznisë B, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Takimi i mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin 1-2, nuk ka qenë në fakt një rastësi duke qenë se janë përgjuar nga policia telefonatat e trajnerit Grima me anëtarët e familjes Bajri.

Në kushte të tilla, Grima akuzohet në mënyrë direkte për trukime ndeshjesh, pasi fitorja e Vllaznisë B ndaj Tërbunit në muajin maj, forcoi ndjeshëm pozitat e shkodranëve në Kategorinë e Parë. Megjithatë, Vllaznia B ra sërish nga kategoria për shkak të rënies së skuadrës së parë.

Related posts

Zidane dëshpëron tifozët e Realit për Kroosin dhe Modricin, gëzon PSG-në

Q.Autor

KUSHTON 150 MILIONË EURO/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez

Delo.autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Juventus: Si e përjashtuam Conten, nuk do doja të isha gruaja e tij

Delo.autor

Leave a Comment