Futboll Ligue 1

Shpërthen Neymar: Disa njerëz të duan, disa të tjerë të urrejnë

​Neymar ka reaguar në rrjetet sociale për kritikat që po merr braziliani që kur iu bashkua PSG-së.

Atmosfera në kampin e Paris Saint Germain nuk është aspak e mirë që kur Neymari iu bashkua klubit francez gjatë verës nga Barcelona për 222 milionë euro. Ai ka pasur probleme të vazhdueshme me Edinson Cavanin dhe raportohet se në zhveshtore gjithçka është e zymtë.

Neymar nuk ishte i pranishëm në fitoren e PSG-së kundër Nantes për shkak të disa problemeve me brinjë, por para ndeshjes ka dërguar një mesazh për gjithë ata që po e kritikojnë.

“Disa njerëz të pëlqejnë, disa të tjerë të urrejnë edhe nëse je personi më i mirë në botë. Mos e fajësoni vetën nëse të tjerëve iu dukesh i mërzitshëm. Njerëzit mund të besojnë çfarë të duan, ata nuk do të të ndryshojnë për atë që je. Do të ul kokën vetëm për t’u lutur”, ka shkruar në Instagram braziliani.

Related posts

Shqipëria turpërohet në basketboll, ndeshja përfundon si në “playstation” (FOTO)

Isa.Autor

Manchester City, kampioni më i shtrenjtë

Sadik.Autor

OBJEKTIVAT E SEZONIT TË JUVENTUSIT/ Emre Can: Champions? Vitin e kaluar kam humbur kundër Ronaldos, këtë vit…

Delo.autor

Leave a Comment