Futboll Sport

Befason ish-mesfushori i Kukësit dhe Flamurtarit, 29-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Ish-mesfushori i disa prej ekipeve të Superligës shqiptare, Hair Zeqiri ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Lajmi është konfirmuar nga vetë 29-vjeçari në emisionin “Zona Gol” në Supersport ku ka qenë i ftuar së fundmi.

Ai ka konfirmuar se ka ardhur koha të marrë këtë vendim për shkak se nuk gjen më motiv për të zbritur në fushën e blertë si lojtar.

“Ajo që më bëri të mendoj apo të shoh pozicionin tim është motivi. Edhe pse jam në një moshë të re nuk gjej motivimin që kam pasur kur nisa futbollin. Atë që bën duhet ta kesh pasion dhe ta bësh me dashuri, Pas shumë reflektimesh vendosa ta lë futbollin e të marr drejtime ët tjera. Duhet të qëndrojmë në botën e futbollit, por nuk jam shumë i qartë, edhe pse e kam një ide. Nuk kam dëshirë të jem trajner, por ndoshta menaxher i ndonjë ekipi ose drejtues. Shpresoj të jem në këtë vorbull”.

Kujtojmë që Vlonjati ka qenë pjesë e Kukësit, Flamurtarit dhe së fundmi Kamzës.

Related posts

PROPOZIMI I MALDINIT/ Igli Tare i jep përgjigjen përfundimtare Milanit (FOTO)

Delo.autor

ELSEID HYSAJ DREJT KALIMIT NË TORINO/ Napoli gati të japë miratimin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

Delo.autor

NGRE NË QIELL MESFUSHORIN ALCANTARA/ Wijnaldum fjalë magjike për spanjollin: Më ka impresionuar me gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment