Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ Jorginho vendos rekord të ri në barazimin ndaj West Ham

Jorginho ka vendosur një rekord të ri për pasimet e tentuara në një ndeshje të Premier League gjatë barazimit 0-0 të Chelsea-t me West Ham. Lojtari i përfaqësueses italiane është kthyer në një lojtar kyç te Chelsea që pas transferimit nga Napoli, dhe edhe njëherë tjetër ka diktuar tempin e lojës në London Stadium.

Jorginho ka tentuar 180 pasime në total ndaj Hammers, më shumë se çdo lojtar i kampionatit kryesor anglez që kur Opta ka filluar të regjistrojë statistikat më 2003.

90% e pasimeve të tij kanë gjetur një shok ekipi, teksa pasuesi i dytë më i mirë ka qenë Rudiger, me 86 tentativa.

Nuk është hera e parë këtë sezon që statistikat e pasimeve të Jorginho-s tërheqin vëmendjen, teksa në fitoren 2-1 ndaj Newcastle ai kishte bërë më shumë pasime se të gjithë lojtarët e Magpies.

Related posts

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Spanja “blindon” Luis Enriquen, rinovimi kalon nga Kosova

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Rio Ave përmbys “Kuqezinjtë” në kohën shtesë (VIDEO)

Delo.autor

Supersfida PSG-Real Madrid nderon në nisje Davide Astorit

Q.Autor

Leave a Comment