Futboll Seria A Sport

“San Siro” si lojtar i shtuar për Interin. 110 000 spektatorë për dy ndeshjet e radhës

Një “San Siro” në format Champions-i për të kthyer një trend negativ në Serinë A që zgjat tashmë prej shumë muajsh. Interi i Spaletit, në fakt, nuk fiton në kampionat prej 17 prillit të kaluar brenda mureve mike, kur mposhti Kaljarin 4-0.

Nuk është ende korrekte të flitet për tabu, por aspekti që zikaltrit në 2018-ën kanë fituar vetëm 5 nga 12 ndeshjet e zhvilluara në fushën e tyre (4 barazime, 3 humbje) nuk simbolizon asgjë të mirë.

Me siguri, pas kthesës kundër Totenhemit, tashmë “Meazza” do kthehet në një aleat të çmuar, duke nisur nga dy sfidat e radhës ndaj Fiorentinës e Kaljarit: me violët janë parashikuar më shumë se 55.000 spektatorë, të shtunën mund të preket kuota 60.000. Pra, rreth 110 mijë për dy ndeshjet e radhës, ndërsa mesatarja e sezonit për ndeshjet brenda do arrinte në thuajse 300.000.

Related posts

GRUSHTE DERËS SË ARBITRAVE/ Dënohen MALDINI dhe lojtari kuqezi (VIDEO)

Isa.Autor

Federico Pastorello: Rinovimi i Candreva-s së shpejti, Malcom…

Sadik.Autor

PARTIZANI NDRYSHON PËR “EUROPA LEAGUE”/ Ja me kë ndeshet në rast kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol

F.autor

Leave a Comment