Futboll La Liga Sport

LEGJENDA BRAZILIANE/ RIVALDO ka një përgjigje për KRITIKËT e Barcelonës

Ikona e Barcelonës Rivaldo e shikon absurd faktin që mbrojtja e blaugranave të kritikohet se pëson gola. “Është e padrejtë që të kritikosh mbrojtjen e blaugranave, e cila është ndoshta një nga më të mirat në botë.”, tha braziliani.

Më pas ai u ndal edhe te mungesa e trofeve në Evropë për katalanasit. “Që të mos të arrish sukses në Ligën e Kampioneve në sezonin fundit nuk ishte diçka e mirë, por unë mendoj se ata po bëjnë një punë të mirë dhe Valverde po e justifikon rinovimin kontratës së tij’.

Më pas Rivaldo u ndal edhe te debati që ka të bëjë me dyshimin e orarit të takimeve të La Liga-s për shkak të temperaturave të larta.

“Gjithmonë duhet që ti kushtosh rëndësi faktorit human në futboll dhe të shmangësh zhvillimin e takimeve kur temperaturat janë të larta. Fansat mund të vuajnë për shkak të kësaj, është normale që presidenti i La Liga-s të merret në pyetje nga federata spanjolle. Është e rëndësishme që të parashikosh dhe rindryshosh orarin e takimeve në rastet kur ka të nxehtë ekstrem nëse është e nevojshme. Duhet një orar që nuk e vë në rrezik shëndetin e lojtarëve dhe të tifozëve”, deklaroi Rivaldo.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Manchester Unitedi kërkon shërbimet për mesfushorin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Hajdutët i vjedhin shtëpinë arbitrit që “skuqi” Higuain

Isa.Autor

​Guardiola: Silva ka probleme personale, nuk e di kur kthehet në skuadër

Q.Autor

Leave a Comment