Futboll Seria A Sport

PRANË LARGIMIT/ ICARDI kërkon më shumë para te INTERI: Çdo vit e njëjta histori

Interi mbrëmjen e djeshme ka arritur fitoren e tretë radhazi dhe të dytën në kampionat. Mauro Icardi me paraqitjen e tij ka arritur të bëjë mjaft mirë ndaj Fiorentinës, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asist.

Pas përfundimit të ndeshjes në një prononcim për “Sky Sport” është shprehur se çdo vit është e njëjta histori, kështu që nëse ka ndonjë përmirësim të kontratës, duke nënkuptuar aspektin financiar, nuk do të ketë asnjë problem.

“Çdo vit e njëjta histori. Unë jam shumë i qetë dhe do të vazhdoj t’u bëj gjërat mirë. Drejtuesit dhe gruaja ime duhet të flasin së bashku dhe nëse ka përmirësim të kushteve, sigurisht që do të kemi marrëveshje”, përfundon Icardi.

Related posts

E ARDHMJA E KAPITENIT TË “GALAKTIKËVE” NË DILEMË/ Reali në sulm, gjen zëvendësuesin e Sergio Ramos

Delo.autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Zidane synon të ruajë ritmin e fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Premier League/ Chelsea – Huddersfield, londinezët synojnë një vend në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment