Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ BONUCCI tradhton sërish JUVEN, DJALI firmos tek TORINO

Pasioni dhe tifozllëku në shtëpinë Bonuçi nuk është aspak i kushtëzuar dhe këtë e konfirmon më së miri babai juventin, me djalin e tij të madh, Lorenco, i cili është një simpatizant i “kushërinjve” të urryer bardhezinj, Torinos.

Dhe për të mos i shkelur kurrsesi ëndrrat e tij, Leonardo ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën Lorencos (i lindur në vitin 2012, kur babai i tij festonte titullin e parë me Juven) dhe ta regjistrojë në radhët e “demave”, ku 6-vjeçari ëndërron që një ditë të luajë me fanellën e idhullit të tij, Andrea Beloti, bomberit të Torinos. Për më shumë, vetë Bonuçi e ka shoqëruar Lorencon në ditën e parë të grumbullimit, në qendrën stërvitore “Granata”.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Ofroi 3.5 miliardë euro për Super League-n, gjiganti amerikan tërhiqet nga sponsorizimi

Delo.autor

Messi nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj Sevillas

Sadik.Autor

Interi synon të blejë mesfushorin e Barcelonës, por ka një problem financiar

Sadik.Autor

Leave a Comment