Futboll Sport

DERBI/ Skuadrat mbërrijnë në “Selman Stërmasi”, shqetësojnë kushtet atmosferike

Duhen dhe pak orë për të nisur derbi i munguar i kryeqytetit, skuadrat kanë mbërritur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Skuadra e Partizanit ka mbërritur e para në stadium. Paralelisht me skuadrën e kuqe kanë mbërritur dhe gjyqtarët.

Pak më vonë ka arritur dhe skuadra e Tiranës. Ndryshe nga Partizani që ishte akomoduar në Elbasan, bardheblutë ishin akomoduar në periferi të kryeqytet.

Jashtë ambienteve të stadiumit ka forca të shumta policie, ndërsa në ambientet e brendshme ka vetëm stjuart. Shqetësim mund të jenë kushtet atmosferike, pasi reshjet e shiut mund të nisin nga çasti në çast.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ribashkimi tek Inter, trajneri Inzaghi rigjen “tradhtarin” De Vrij

Delo.autor

Napoli fiton ndaj Sampdoria, por Juvja shpallet kampion (VIDEO)

Sadik.Autor

POCHETINO SHPËTON “KOKËN”/ Tottenham mund në transfertë Brighton (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment