Futboll Seria A Sport

TRONDITET INTERI/ Barcelona shumë PRANË “YLLIT” zikaltër, ka AKORD me lojtarin

Barcelona do Milan Skriniar. Sipas shtypit spanjoll, katalanasit kanë kontaktuar përfqësuesit e yllit të Inter. Skriniar ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Seria A që nga momenti kur u transferuar te zi kaltrit nga Sampdoria verën e kaluar, për 20 milionë eurosh.

Sllovaku ishte pa dyshim lojtari më i mirë i Interit sezonin e kaluar, duke luajtur 40 ndeshje në kampionat dhe duke shënuar katër herë.

Ndërkohë që Skriniar është përfolur edhe një lëvizje për te Manchester United dhe Manchester City, “Mundo Deportivo” ka shkruar se Barcelona është vënë përsëri në lëvizje për të. Katalanasit e shohin atë si zëvendësuesin ideal nëse nuk arrihet Matthijs de Ligt i Ajax.

Thuhet se Barcelona ka kontaktuar agjentin e Skriniar për të kuptuar nëse lojtari do të ishte i gatshëm të largohej nga Inter, që ka përshpejtuar bisedimet për t’i ofruar një kontratë të re mbrojtësit, me marrëveshjen aktuale që skadon në verën e 2022-it. Mendohet se ka edhe një akord me vetë lojtarin.

Skriniar do të ishte pasardhësi ideal i Gerard Pique në “Camp Nou”.

Related posts

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Ramon Calderon zbulon: Arsyeja e largimit të Ronaldos ishte…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Barcelona – Deportivo

Delo.autor

Massimo Moratti: Interi është sikur një grua e bukur po e llastuar

Q.Autor

Leave a Comment