Futboll Seria A Sport

Debutim në formacion/ “Princi” MARCHISIO gjen SUPERGOLIN e parë rus (VIDEO)

“Princi” Klaudio Marchisio vendosi të largohej nga Juventusi, ku nuk e donin më, për të shkuar në Rusi, ku ëndërron të fitojë sërish dhe të tregojë se mund të gradohet në “Car”. Në fakt, pritja ka qenë fantastike, sepse në Shën Peterburg hapën dyert e stadiumit për prezantimin e tij, që u bë si në La Liga, me xhiron e stadiumit, disa numra me topin dhe pastaj topa të hedhur te tifozët.

Numri 10 në fanellë, emocione dhe motivime të reja për mesfushorin italian, i cili pas dy ndeshjesh të nisura nga stoli, sot luajti për herë të parë titullar dhe gjeti golin në fushën e Anzhit.

61 minuta për Marchision, i cili detyrën e tij e bëri më së miri, duke e lënë skuadrën në avantazh, por Anzhi në minutat 71 e 83 përmbysi gjithçka, edhe pse luajti me 10 lojtarë prej minutës së 76-të.

Gjithsesi, Zeniti është i pari në kampionatin rus dhe dukshëm i shkëputur nga ndjekësit.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Eros Grezda zyrtarizohet në klubin e ri. Sulmuesi ndryshon edhe numrin e fanellës

Delo.autor

Përfundon telenovela! Ja ku do të luaj Mahrez sezonin e ri…

Sadik.Autor

“KUR MBARON KJO CEREMONI?” Ronaldo nuk pranon çmimin “The Best FIFA”, mimika e tij bëhet virale

Delo.autor

Leave a Comment