Futboll Kombëtarja Sport

BASHA titullar me Arisin/ Ekipi i SHQIPTARËVE vazhdon ecurinë fantastike

Aris i Migjen Bashës dhe Mërgim Mavrajt, vazhdon ecurinë fantastike në këtë sezon të Superligës greke. Në ndeshjen e javës së pestë ndaj Asteras Tripolis, Arisi fitoi me shifrat 2-0, vetëm falë golave në minutat e fundit.

Sfida ishte e dominuar nga vendasit, teksa goditën disa herë kuadratin, por vetëm në minutën e 87-të, gjeti golin e parë me Junes, falë penalltisë, ndërkohë që në minutën e 93-të, Garsia shënoi edhe të dytin.

Migjen Basha luajti si titullar, për 90 minuta në qendër të mesfushës, ndërkohë që Mavraj edhe këtë takim, ishte në tribunë. Pas 5 javësh, Arisi qëndron në vendin e katërt, me 12 pikë në klasifikim.

Related posts

Liverpool në kërkim të një portieri, prioritet Oblak i Atleticos

Q.Autor

E PAPRITUR/ Italia në finalen e Europianit, hapet “Olimpico” për 16 mijë tifozë “Azzurrë”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Manchester United mposht me përmbysje PSG, Leipzig bën detyrën

Delo.autor

Leave a Comment