Futboll Premier League Sport

Gëzohet Guardiola/ MOTORRI I MESFUSHËS rikthehet në derbin me Man United

Një lajm i mirë për Pep Guardiolën, mesfushori belg, Kevin De Bryne, rikthehet në stërvitje. Futbollisti i Manchester City-t pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin të djathtë vetëm pak muaj më parë dhe rrezikonte të qëndronte jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë, por, me sa duket, belgu ka djegur etapat e rikuperimit. Vetë tekniku katalan e ka konfirmuar diçka të tillë, duke deklaruar përpara mediave se De Bryne ka arritur të lërë pas dëmtimin e tij dhe se shumë shpejt mund t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit në stërvitje.

Gjithsesi, numri një i stolit të kampionëve në fuqi, ndër të tjera u shpreh se, pavarësisht lajmit, nuk dëshiron të nxitohet në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin e futbollistit. Pausa e kombëtareve e favorizon 27-vjeçarin, i cili do të ketë mundësi të punojë me qetësi me stafin mjekësor. Mendohet se mesfushori do të jetë plotësisht i gatshëm më 11 nëntor për derbin kundër Manchester United. Rikthimi i De Bryne është një lajm i gëzueshëm për teknikun Guardiola, pasi mesfushori është një ndër pikat kyçe për skemat e tij.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Lexuesit e BBC nuk kanë dyshime, zgjedhin Brojën si më të mirin e Southempton

Delo.autor

SERIE A/ Hamsik e mbyll me Napolin: Dua të provoj diçka tjetër

Sadik.Autor

“PLAS” TEK INTER/ Drejtori sportiv “SULMON” gruan e kapitenit Mauro Icardit

Isa.Autor

Leave a Comment