Futboll Seria A Sport

Kompeticioni i famshëm “përçan” Italinë/ “Luftë” për qindra milionë euro mes 2 qyteteve RIVALE

Vendimi i fundit i Komitetit Olimpik të Italisë për të promovuar Milanon dhe Kortinën si dy qytetet që do të përfaqësojnë shtetin italian në garën për të fituar organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2026 ka revoltuar qytetin e Torinos.

Kryebashkiakja Chiara Appendino e sheh si fyerje të rëndë përpjekjen e Komitetit Olimpik të Italisë për të lënë jashtë njërin prej metropoleve më të zhvilluar jashtë fushatës lobuese për të fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike.

“Është një kandidaturë e pakuptueshme, pasi do të ndërtohen impiante aty ku nuk ka asgjë. Torino ishte opsioni më pak i kushtueshëm dhe kush e merr këtë vendim duhet t’ia shpjegojë popullit. Komiteti të bëjë votim për opsionet dhe të vlerësohen meritat”, deklaroi Appendino.

Qeveria italiane deklaroi me anë të zv/kryeministrit Luigi Di Maio se organizimi i njërit prej turneve sportivë më të ndjekur në botë nuk do të investohet nga buxheti i shtetit, por nga vetë qytetet. Dhe një investim madhor kërkon qindra milionë euro.

Related posts

YJET E JUVENTUS SHTANGËN NË SUPERSFIDË/ Shikoni çfarë i ndodh në “Santiago Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

NGA HIJA E CR7 TE SKANDALET ROZË/ Ja si u ngjit në fron “mbreti” Benzema

F.autor

Chelsea, Man United dhe Arsenal në garë për yllin e Bundesligës

Q.Autor

Leave a Comment