Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Lojtari i MILANIT detyroi MAROTTËN të largohej nga JUVENTUSI

Divorci mes “Zonjës së Vjetër” dhe Beppe Marotta-s ka befasuar të gjithë tifozët e Juventus. Marotta ka qenë arkitekti i skuadrës që po dominon në Itali prej tetë vitesh, pa harruar dy finalet e luajtura në Champions League. Tani kanë filluar të qarkullojnë shumë zëra në lidhje me arsyet e largimit të tij.

Sipas “Rai Sport”, Marotta nuk ka qenë dakord me shitjen e Mattia Caldara-s te Milan. Qendërmbrojtësi italian u transferua në Milano për 25 milionë euro verën e kaluar pasi luajti vetëm një miqësore me bardhezinjtë. Juventus vendosi ta shiste Caldara-n te Milan në këmbim për Leonardo Bonuccin dhe, sipas “Rai Sport”, ish-administratori i deleguar i Juventus nuk ka qenë dakord me vendimin e klubit.

Sipas mediave të tjera sportive në Itali, Marotta nuk ka qenë dakord me blerjen e Cristiano Ronaldo-s dhe as shitjen e Gonzalo Higuain. Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve me presidentin Agnelli, dyshja ka vendosur të ndahet.

Zërat e fundit flasin për një transferim të mundshëm të Marotta te Manchester United ose Milan. Drejtuesi nuk do të jetë i vetëm në aventurën e re, duke parë se pritet të ketë në krah Antonio Conte-n.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Përballja e Teutës ndaj Shamrokut, ja kush do të vendosë drejtësi….

Delo.autor

Çfarë po ndodh?! Ndryshojnë koeficientët për ndeshjen Paris – Real

Q.Autor

Nga Hungari-Kore 9-0, ja dhjetë fitoret më të thella në historinë e Botërorëve

Sadik.Autor

Leave a Comment