Futboll Sport

DEBATI I “FAMSHËM”/ Flet Bernardeschi: Ja se kush është më i miri në botë

Federico Bernardeschi e cilëson bashëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, si më të mirë se ylli argjentinas, Lionel Messi.

Superylli portugez iu bashkua Bianconerëve në një marrëveshje të raportuar mbi 100 milionë euro nga Real Madrid këtë verë.

Me këtë transferim, Ronaldo u bë lojtari më i shtrenjtë dhe një kohësisht më i paguar në historinë e Serie A.

Arritja e tij u prit më bujë të madhe në Torino dhe ylli portugez tashmë ka shtuar numrin e ‘adhuruesve’ të tij.

Një i tillë është edhe bashkëlojtari i tij, italiani Bernardeschi, i cili e ka cilësuar Ronaldon më të mirë se Messi.

“Ne të gjithë e dimë çfarë lojtari është Ronaldo dhe personalisht e kam konsideruar gjithmonë më të mirin në botë”, ka thënë fillimisht Bernardeschi për Tuttosport.

“Unë gjithmonë e kam preferuar atë para Messit”.

“Ajo që kam zbuluar është se ai është një person i jashtëzakonshëm, një djalosh i përulur me personalitet të jashtëzakonshëm që ai ia transmeton të gjithëve”.

“Është shumë infektive. Për këtë, në këtë drejtim gjithmonë e kam preferuar para Messit”, përfundoi mesfushori italian.

Related posts

ALARM PËR BOMBË/ Messi përjeton tmerrin në aeroport, fluturimi vonohet me dy orë

Delo.autor

ME NUSEN E PËRLOTUR/ Mesut Ozil merr bekimet e Erdoganit në një dasmë madhështore në Stamboll (FOTO)

F.autor

Dikur luante tek Reali dhe Barcelona, sot emërohet trajner i Bosnje-Herzegovinës

Q.Autor

Leave a Comment