Futboll Shqipëri Sport

Nga anëtarët e qeverisë RAMA deri te bukuroshet SEKSI, njihuni me VIP-at që marrin pjesë në MARATONËN E TIRANËS

Ditën e djeshme ishte afati i fundit për regjistrimin e Maratonës së Tiranës. Ky është viti i tretë i këtij eventi që ka ngjallur mjaft interes si te njerëzit e thjeshtë e deri te zyrtarët e lartë që janë pjesë e kabinetit qeveritar. Më shumë se 2500 garues janë regjistruar nga shumë vende të botës. Vit pas viti, numri i garuesve ka ardhur duke u rritur e kjo dëshmon interesin e madh jo vetëm për qytetarët e Tiranës por të gjithë Shqipërisë. Vlen për t’u përmendur se në këtë event do të marrë pjesë kampionja absolute e atletikës shqiptare, Luiza Gega.

Siç e përmendëm më lart në këtë garë do të jenë edhe njerëz që bëjnë pjesë në kabinetin qeveritar siç është Zv. Ministrja e Financës dhe e Ekonomisë, Albana Shkurta. Pjesë e kësaj gare do të jetë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshë, Bardhyl Kollçaku, i cili për ditë me radhë është përgatitur për datën 7 tetor. Nuk do të mungojnë as bukuroshet e ekranit si Nevina Shtylla apo Xhesika Trola, të cilat kanë vendosur të garojnë në këtë garë të veçantë.

Kujtojmë që Maratona e Tiranës do të zhvillohet në datën 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori: “Half Marathon”, Tirana 10K dhe “We too”. Emocionet kanë nisur, tashmë pritet vetëm starti i kësaj gare që organizohet çdo vit nga Bashkia Tiranë.

 

Related posts

KAOS TEK TIRANA/ Pasi e hoqi, Klubi e kthen sërish trajnerin Ardian Mema

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Teuta-Kukësi

Delo.autor

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Vdes në moshën 76-vjeçare ish-kampioni i botës me Anglinë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment