Futboll Shqipëri Sport

Futbollisti i TIRANËS në super formë, HASANI e ngacmon: Me gjithë këtë shalë që ke ti…

Dje, Tirana luajti në transfertë kundër Kastriotit, ndeshje që përfundoi me shifrat 3-2 në favor të bardhebluve. Një nga lojtarët që kontribuan në fushën e blertë për fitoren e bardhebluve, ishte Eni Imami që e nisi nga minuta e parë si titullar. Mbrojtësi i majtë zëvendësoi denjësisht Erjon Hoxhallarin, megjithatë ai s’i ka shpëtuar batutave të shokëve të tij.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Imami shfaqet gjatë një dueli me futbollistin e Kastriotit, teksa ka zgjedhur diçiturën: “Edhe dy hapa dolëm në Mal të Zi”. Në sy bie komenti i Edon Hasanit, i cili e ngacmon duke shkruar: “S’paska faj ai 20-shi me këtë shal që ke ti”. Siç duket atmosfera në skuadër pas kësaj fitoreje është tejet pozitive. Kujtojmë që bardheblutë luajnë të dielën kundër Laçit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Related posts

YLLI KAMBERI PROTAGONIST NË SKOCI/ Mbi 1 vit që nuk shënonte, sulmuesi bëhet hero në Kupë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tottenham-Ajax, nis “magjia” në Champions

Delo.autor

CHELSEA-ZENIT/ Kampionët e Europës synojnë që të arrijnë sa më larg (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment