Futboll Sport

E BUJSHME/ Neymar telefonon kampionin e Botës, e fton te PSG-ja

Neymar i ka shtuar zërat për një kalim të mundshëm të Paul Pogba te Paris Saint-Germain, pasi mesfushori nuk po kalon një moment të mirë të karrierës te Manchester United.

Pogba ka pasur përplasje të vazhdueshme me trajnerin Jose Mourinho dhe duket se marrëdhënia mes tyre është prishur përfundimisht kësisoj francezi mund të largohet shumë shpejt nga “Old Trafford”.

Sipas “Goal”, Neymar ka telefonuar Pogba në fund të shtatorit dhe e ka ftuar të nisë një jetë të re në qytetin ku ka lindur, Paris.

Neymar dhe Pogba kanë qenë shumë herë pranë njëri-tjetrit, por pavarësisht nga dëshira e palëve dyshja nuk është bashkuar kurrë.

Nasser Al-Khelaifi vendosi të investojë rreth 400 milionë euro për të marrë Neymar dhe Mbappe në verën e kaluar, kësisoj sivjet nuk mund të investonte sërish si pasojë e rregullave të “fair play financiar”.

Pogba kushton rreth 100 milionë euro.

Related posts

COVID-19/ Australia nuk do “Djokovic të tjerë”, yjet e Formula 1 paralajmërohen që tani se duhet të vaksinohen

Delo.autor

ARSENALI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin Kosielny me kokë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TEK MANCHESTER UNITED/ Falk: “Djajtë e Kuq” kontaktuan Mancini-n, por…

Delo.autor

Leave a Comment