Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i gjermanëve përfundon në Serie A, e zbulojnë mediat italiane

Pak minuta më parë mediat italiane ka shkruar se qendërmrojtësi i Bayern Munich Mats Hummel ka marrë një ofertë nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Edhe pse me rikthimin e Bonuçit ky repart është mbuluar më së miri te kampionët, këta të fundit po mendojnë për të ardhmen.

Hummel është emri i cili përflitet se mund të kalojë në merkaton e janarit te skuadra e Juventusit. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, pasi theksojnë se ky kalim është në interes të të dyja palëve.

Nga njëra anë skuadra italiane kërkon siguri dhe eksperiencë, detaj që gjermanit nuk i mungon dhe nga ana tjetër, 29-vjeçari kërkon më shumë minuta aktivizim. Këto mund të jenë arsye që kanë shtyrë të dyja palët të nisin bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje në merkaton e ardhshme.

Related posts

VLLAZNIA e sezonit të ri nis punë të premten, Lici dhe Kraja në krye të shkodranëve?

Isa.Autor

NGA SURPRIZA TEK ZHGËNJIMI I “EURO 2020″/ Ahmataj: Italia u çmontua si skuadër, nuk ka motivim më të madh…

Delo.autor

DUELI PËR TITULL/ KLOPP i thur elozhe SARRIT: Ajo që ka bërë ai është e…

Isa.Autor

Leave a Comment