Futboll Seria A Sport

MLLEF DHE XHELOZI/ Inzaghi: Nuk është e drejtë ta krahasoni CUTRONEN me…

Patrick Cutrone është duke e përjetuar një eksperiencë fenomenale në fillimin e këtij sezoni me Milanin, pavarësisht se nuk ka vend në formacionin startues pas ardhjes së Gonzalo Higuanit. Disa janë duke e krahasuar talentin e ri italian me legjendarin e Milanit, Pippo Inzaghin, i cili dha një intervistë lidhur me këtë.

“I uroj atij gjitha të mirat. Me të vërtetë e admiroj Cutronen dhe e kam futur të luaj për të rinjtë e Milanit në moshë shumë më të re”, tha trajneri aktual i Bolognas.

“Ndërsa nuk do t’i bëja këto krahasime. Kur erdha në Milan askush nuk më krahasoi me Van Bastenin ose Weah. Mirëpo Cutrone ka gjithçka për t’u bërë një sulmues i rëndësishëm”.

Cutrone ka luajtur vetëm 83, 20-vjeçari i ka shënuar 3 gola për rossonerët. Ai po ashtu është ftuar nga Roberto Mancini në Kombëtaren e Italisë.

Related posts

Vëllai i Messit në burg, sulmoi policinë dhe kërcënoi shoferin me armë (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi. Rezultati 0-1

Delo.autor

Pjesa e parë/ Atletico zhbllokon ndeshjen me të zakonshmin Griezman (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment