Futboll La Liga Sport

REKORDI I ZI I REALIT/ Një “thatësirë” që kishte 33 vite pa ndodhur

Real Madrid po kalon thatësirën më të keqe në 33 vite pas humbjes befasuese 1-0 ndaj Deportivo Alaves ditën e shtunë. Goli i Manu Garcias në sekondat e fundit të takimit i kanë dhënë fitoren ekipit modest, pas një tjetër paraqitjeje të dobët në sulm nga Madrid.

Skuadra e Julen Lopetegui-t tani ka katër ndeshje radhazi pa shënuar gol në të gjithë kompeticionet, pasi nuk ka gjetur rrjetën edhe ndaj Sevilla-s, Atletico Madrid dhe CSKA Moscow.

Herën e fundit që Los Blancos kanë shkuar katër ndeshje pa humbur është prilli i 1985-ës. Gjatë asaj kohe ecuria negative zgjati për pesë ndeshje.

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Los Blancos do të mundohen t’i japin fund thatësirës përpara portës teksa do të presin Levante-n në Bernabeu më 20 tetor.

Related posts

Igor Tudor nuk bind Udinese-n, ish-trajneri i Partizanit pranë shkarkimit

Sadik.Autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Juventus dhe Dybala, një “dashuri” që pritet të zgjasë shumë

Delo.autor

RONALDO I BËN “PUÇIN” REALIT/ Detyron shokun të firmosë me Juven (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment