Futboll Seria A Sport

MILANI dhuron SPEKTAKËL, LAZIO mposht Fiorentinën, ATALANTA futet në krizë

Milan ka fituar 3-1 në “San Siro” kundër Chievo Verona, duke treguar se është kthyer në rrugën e duhur. Kjo ishte fitorja e dytë bindëse, pas asaj 4-1 ndaj Sassuolo, ndërsa më parë kuqezinjtë kishin regjistruar një seri me tre barazime radhazi.
Gonzalo Higuain bëri diferencën në pjesën e parë duke shënuar dy gola në harkun e tetë minutave gjatë pjesës së parë. Të dy golat e argjentinasit erdhën nga pasimet e Suso. Më saktësisht, nga këmbët e Suso kanë ardhur të tre asiste e golave të firmosur nga Higuain.
Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Bonaventura, në ndeshjen e tij numër 150 me Milan, shënoi golin e tretë për vendasit. Chievo e ngushtoi diferencën, kur u mbush një orë lojë me anë të 39-vjeçarit Sergio Pellissier. Milan ka shënuar dhe ka pësuar gol në të shtatë ndeshjet e luajtura sivjet në Serie A.
Ndërkohë, Lazio ka fituar 1-0 ndaj Fiorentina, me golin e shënuar nga Ciro Immobile dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 15 pikë, por plot 9 pikë larg Juventus kryesues.
Sampdoria fitoi 1-0 në fushën e Atalanta.
 

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Egnatia-Kastrioti. Rezultati 2-1

Delo.autor

Testi kundër Austrisë/ Trajneri Joachim Löw lë jashtë tre bavarez

Sadik.Autor

Kategoria e Parë/ Gjithçka duhet të dini nga rregullorja, skuadrat dhe stadiumet

Isa.Autor

Leave a Comment