Futboll Premier League Sport

PERFEKSION I GJALLË/ Chelsea merr kreun provizor në Premier League, HAZARD SUPER

Chelsea është ngjitur përkohësisht në krye të kampionatit anglez pasi fitoi 3-0 në fushën e Southampton. Londinezët kanë një pikë më shumë se Manchester City dhe Liverpool, që do të ndeshen me njëra-tjetrën, sot pasdite në “Anfield Road”.

Kur u mbush gjysmë ore lojë, Eden Hazard konfirmoi momentin e shkëlqyer, që po kalon duke realizuar golin e shtatë në Premier, ku është golashënuesi më i mirë, pas pasimit të marrë nga Barkley.

Ky i fundit shënoi golin e dytë për Chelsea, me portën e boshatisur, pas pasimit akrobatik Olivier Giroud, që mund të fitojë çmimin “asisti i sezonit”.

Ross Barkley bëhet futbollisti i parë anglez që shënon një gol dhe jep një asist brenda një ndeshje, që pas Frank Lampard në dhjetor 2013 kundër Sunderland. Goli i tretë u firmos nga Alvaro Morata, i shërbyer nga “mjeshtri” Eden Hazard, në minutën e fundit të ndeshjes.

 

Related posts

SKANDAL/ “Shpërthen” dhuna në Kategorinë e Parë, lojtarët përplasen me tifozët. Goditet edhe anësori (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ KURBINASVE/ Nuk përmbahet trajneri i Kraiovës: Turp i madh nëse Laçi na eliminon

Delo.autor

ASLLANI ME “VALIXHE” NË DUAR/ Inter i vendos çmimin

F.autor

Leave a Comment