Boks Sport

E PABESUESHME/ KHABIB sulmoi stafin e Mc Gregor, ÇEÇENI rrezikon SERIOZISHT heqjen e…

Khabib Nurmagomendov arriti të mposhtte në duelin e shekullit kundërshtarin e tij, irlandezin Mc Gregor. Kjo ndeshje gëzoi një shikueshmëri të veçantë anë e mbanë botës pasi përveçse thjesht një dueli, u duk se çdo gjë kaloi në çështje personale midis luftëtarëve.

Në fund të duelit, pasi Khabib fitoi ai kapërceu ringun dhe sulmoi stafin e Mc Gregor pasi sipas tij ata ofenduan fenë. Por duket se ky veprim mund t’i kushtojë titullin çeçenit. Ka qenë Dana Uajt ai i cili së fundmi ka thënë:

“Nuk mund të flas me siguri të plotë që Khabib do të vazhdojë të jetë kampioni i UFC-së. Hetimi po kryhet nga Komisioni Atletik i Nevadës. Mund të ketë sanksione, gjoba, pezullime, mund të imagjinojmë gjithçka. Guvernatori ishte këtu dhe u largua duke vrapuar nga ndërtesa dhe kjo nuk është diçka e mirë. Rripi i kampionit dhe shpërblimi financiar për Khabib është mbajtur nga Komisioni, derisa kjo çështje të zgjidhet. Conor McGregor e mori shpërblimin e tij financiar, pasi nga analizimi i videove u vërtetua se nuk bëri asgjë në atë incident”.

Ndërsa Uajt theksoi se 3 anëtarë të stafit të Khabib u arrestuan pas ngjarjeve në Las Vegas.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi: Ka nisur takimi në “Niko Dovana”, skuadrat luajnë për kreun

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Dinamo-Teuta. Rezultati 0-1

Delo.autor

“DËGJOJ KËNGËN “KUQEZI” PËRPARA NDESHJEVE”/ Vojvoda i befason të gjithë: Ju tregoj skuadrën dhe lojtarin e preferuar

Delo.autor

Leave a Comment