Bundesliga Futboll Sport

MUNDËN LYONIN/ Trajner Tuchel bën një DHURATË “SPECIALE” për lojtarët e Paris SG

Pas tre fitoreve të rëndësishme të ndërthurua mes Ligue 1 dhe Champions League, lojtarët e Paris Saint-Germain kanë marrë një pushim krejtësisht të merituar.

Sipas asaj që mësohet nga Franca, trajneri Thomas Tuchel i kishte premtuar futbollistëve, që nuk do të luajnë me kombëtaret, plot 6 ditë pushim, nëse do të fitonin ndaj Lyon. Ata fituan 5-0 dhe morën “dhuratën” nga gjermani.

Trajneri i kryesuesve të Ligue 1 e ka mbajtur premtimin dhe lojtarët që nuk janë grumbulluar me kombëtaret përkatëse do të priten në klub vetëm të hënën më 15 tetor.

Related posts

BARCELONA-JUVENTUS/ Dueli përrallor. Messi është para me statistika, CR7 kërkon hakmarrje

Delo.autor

Verdi si Riva, Rossi, Baggio, Nedved apo Rui Costa… sa shumë “jo” në merkato!!!

Q.Autor

SKEMA “SHKATËRRUESE” TEK SKËNDERBEU/ Ja “kurthi” që përgatit trajneri Daja ndaj “bardhebluve”

Delo.autor

Leave a Comment