Boks Sport

SPEKTAKOLARE/ Pritje madhështore për KHABIB në Rusi e konsiderojnë HERO KOMBËTAR (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Dagestan (Rusi), ku i është rezervuar një pritje madhështore, pas fitores që ai arriti në eventin e UFC-229 ndaj irlandezit Conor McGregor. Rusi fitoi me “submission” në raundin e katërt, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e lehtë. Por incidenti që ndodhi pas këtij dueli, ku u përlesh jashtë kafazit me stafin e irlandezit krijoi më shumë zhurmë se sa vetë sfida.

Ndaj dhe Nurmagomedov u prit si një hero kombëtar në vendlindjen e tij, si nga qeveritarët ashtu dhe nga mijëra fansa, që u mblodhën në stadiumin “Anzhi Arena” për ta përshëndetur. “Shpresoj të kem mbajtur lart nderin tim, të vendit tim dhe të mos kem lënduar ndjenjat e askujt”, iu drejtua Nurmagomedov fansave të tij.

Fansat kaluan gardhet e sigurisë së stadiumit dhe u futën në fushë për ta rrethuar dhe përshëndetur Khabib, që mbante në krahë gjerdanin e titullit kampion dhe shoqërohej nga babai i tij, Abdulmannap. 30-vjeçari është ende i pamposhtur në karrierën e tij (27 fitore e asnjë humbje), por pas incidentit ai është vënë nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada. Ndërkohë që, ende nuk i është dhënë shpërblimi prej 2 milionë dollarësh, që i është mbajtur “peng” nga UFC-ja.

Related posts

Pep Guardiola: Sarri? Një nga më të mirët në kohët e fundit

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK MË TË MIRËT E REALIT/ Mesfushori Kroos udhëheq revolucionin e Zizu

Delo.autor

PLAS TEK MAQEDONIA E VERIUT/ Pandev sulmon drejtuesit shqiptarë: Njerëz anti-futboll, nuk na uruan kur fituam me…

Delo.autor

Leave a Comment