Futboll Premier League Sport

Shoku i skuadrës zbulon sekretet: E tmerrshme, Silva vishet si të ishte 40 vjeç

Kevin de Bruyne ka zbuluar në një intervistë për “Sky Sports” sekretet e dhomave të zhveshjes te Manchester City. Belgu është i qartë se kush është lojtari që vishet më keq në skuadrën e tij, Bernardo Silva:

“Ë shoh me veshje të tmerrshme, si të ishte 40 vjeç e jo vetëm 24 vjeç. Ai gjithmonë vjen me të njëjtat këpucë të bardha, të cilat janë edhe të pista, dhe ne i themi: “Blija vetes disa këpucë të reja, sepse paratë për to i ke. Ndryshe, të t’i blejmë ne…”

Për De Bruyne, “The Joker” te Manchester City është Mendy: “Ai është i çmendur, sidomos në rrjetet sociale. Në jetën reale është i qetë, por nuk e di se çfarë ndodh me të në rrjetet sociale. Vazhdimisht është aktiv në to, ndaj duhet t’i japim një çmim…”

Sa për vallëzimin më të mirë, mesfushori belg zgjedh Sterling: “Unë do të zgjidhja Raheem, me vallëzimin e tij xhamajkan. Edhe John Stones është mjaft i mirë në këtë drejtim”. De Bruyne beson se më i keqi kur këndon në skuadër është Zinchenko: “Ai është gjithmonë duke kënduar, por e bën këtë me të vërtetë keq. Aq sa na vret veshët, ndaj nuk duam ta dëgjojmë”.

 

Related posts

Shpërthen kampioni i trefishtë i Evropës: Jam i vetëm!

Sadik.Autor

BEFASON BARCELONA/ “Jashtëtokësori” mbetet imazhi kryesor i fanellave të reja

Delo.autor

“DO TË FUTEMI NË FUSHË VETËM PËR TË MARRË MAKSIMUMIN”/ Trajneri Memelli: Euforia nuk më tremb sepse…

Delo.autor

Leave a Comment