Futboll Ligue 1

Gjyqtari francez kërkon falje: Reagova keq, gjesti erdhi si pasojë e një lëndimi të mëparshëm

 Tony Chapron është gjyqtari më i përfolur i momentit, kjo pasi goditi lojtarin e Nantes, Diego Carlos.
Ai ka kërkuar falje për goditjen e lojtarit, kjo pasi Federata e Futbollit të Francës e suspendoi atë për një kohë të pacaktuar dhe lojtarit ia anuloi kartonin e dytë të verdhë.

“Gjatë ndeshjes Nantes – PSG, unë u shtyva nga lojtari i Nantes, Diego Carlos. Si rezultat i asaj, ndjeva një dhimbje të mbrehtë nga një lëndim që kisha së fundmi. Reagova keq duke lëvizur këmbën time drejt lojtarit”, ka thënë gjyqtari Chapron.

Vendimi nga federata franceze për të dënuar apo jo gjyqtarin do të merret sot (e martë).

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të PSG-së dhe klubi nga Parisi vazhdojnë në pozitën e parë.

Ndërsa Nantes renditen në vendin e pestë me 33 pikë, tetë pikë më pak se Marseille një pozitë më pak.

Related posts

SKANDAL NGA EKUADORI/ Ngacmime seksuale me futbollistet, shkarkohet trajneri i kombëtares (FOTO)

Delo.autor

BROJA E NIS SI TITULLAR NË KËRKIM TË GOLIT/ Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Brentford-Sauthempton

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Gjithçka për Juventus-in, ja sakrifica që do të bëjë mesfushori Pjanic…

Delo.autor

Leave a Comment